Maqedoni
Programi për vetëpunësim, Despotovski: Të rinjtë t’i realizojnë idetë për biznes
25.11.2019 18:56
Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski...

Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski, prezantoi 22 kompanitë e krijuara në bazë të programit të vetëpunësimit, të njohura si “Tregimet të suksesshme të biznesit”.
Me këtë rast ai tha se vendi ofron mundësi dhe mbështetje për të rinjtë me qëllim që ata të qëndrojnë këtu dhe të realizojnë idetë e tyre të biznesit.
“Idetë që i dëgjuam, me të vërtetë meritojnë përkrahje, unë mendoj që mbështetjen e tillë do ta realizojnë në periudhën që vjen. Këto 22 kompani që veç më kanë filluar me biznes, do të plotësohen në grupin prej më shumë se 100 start-up që 18 muajt e kaluar kanë marrë përkrahje nga Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik”,- deklaroi drejtori i FIZHT, Jovan Despotovski.
Masat operative për punësim tre vite me radhë janë përshtatur me nevojat e shoqërisë dhe janë një nxitje për fillimin e biznesit, thotë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, duke theksuar se mjetet do të jenë më të mëdha se vitet paraprake.
“Vitin e kaluar kemi filluar me 1.1 miliardë denarë, ndërsa vitin e ardhshëm e fillojmë me 1,3 miliard denarë, që është tre herë më shumë se në vitin 2016”,- u shpreh ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.
Sipas përfaqësueses së Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, kujdesi duhet të vihet në gjetjen e hapave që do të ndihmonin në krijimin e kushteve për të rinjtë me ide të reja.
“Mirë do të ishte të dëgjoheshin tregimet inspiruese. Është mirë të shihni se njerëzit besojnë se mund ta ndryshojnë jetën e të tjerëve”,- u shpreh përfaqësuesja së Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Narine Sahakian.
Nga Kombet e Bashkuara u shprehën të kënaqur për programet inovative të dorëzuara nga të rinjtë e vendit.
VLORA LATIFI TOPOJANI
