Kulturë
Bashkëpunimi kulturor me Kinën, intensifikohet bashkëpunimi mes dy vendeve
25.11.2019 19:40
Përpjekjet e vazhdueshme për t’i thelluar dhe intensifikuar lidhjet kulturore në mes të shteteve të ndryshme...

Përpjekjet e vazhdueshme për t’i thelluar dhe intensifikuar lidhjet kulturore në mes të shteteve të ndryshme do të përfshihen në Deklaratën e Shkupit të miratuar mes vendeve pjesëmarrëse në procesin 17 +1, i cili përmban plan me aktivitete kulturore gjatë vitit 2020-2021.
“U përqendruam në realizimin e një numri të madh iniciativash në drejtim të afrimit dhe avancimit të marrëdhënieve kulturore midis artistëve, shoqatave dhe institucioneve të vendit të cilat janë pjesë e procesit, si dhe evidentimin, shkëmbimin dhe shpërndarjen e informatave në fushën e kulturës”,- tha ministri i Kulturës, Hysni Ismaili.
Kultura dhe mirëkuptimi është çelësi i marrëdhënieve të shëndetshme ndërmjet vendeve, theksoi me këtë rast ministri kinez, Luo Shugang.
“Që nga takimi i parë ministror i mbajtur në vitin 2013, kemi bërë një përparim frymëzues në bashkëpunimin kulturor ndërmjet RP të Kinës dhe vendeve të EQL-së, duke i afruar qarqet tona kulturore dhe kombet tona që të informohen më mirë me njëri-tjetrin”,- u shpreh ministri i Kulturës së Kinës, Luo Shugang.
Vendi në 2020 do të jetë organizatore e Forumit të Unionit të Bibliotekave ndërmjet Kinës dhe vendeve të EQL-së.
LEUNORA KALIQI
