Buxheti për MPPS, 48,6 mld denarë. Carovska: Jetë më të mirë për të gjithë qytetarët
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për vitin e ardhshëm ka planifikuar buxhet prej 48 miliardë e 600 milionë denarë...

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për vitin e ardhshëm ka planifikuar buxhet prej 48 miliardë e 600 milionë denarë, me të cilat do të mbështeten kategoritë e cenueshme sociale, por edhe do të stimulohen punësimet e reja.
Duke e elaboruar buxhetin e Ministrisë për vitin e ardhshëm, theksoi se sipas shkallës buxhetore, 10,5 miliardë denarë janë paraparë për transferime sociale. 6
00 milionë denarë janë paraparë për pagesën e shtesës për fëmijë, 672 milionë për shtesë arsimore, ndërsa 468 milionë për pensione sociale.
Për vitin e ardhshëm është paraparë masa e re për subvencionimin e rritjes së pagave edhe atë në vlerë prej 2,4 miliardë denarë.
