Maqedoni
Bashkëpunim kadastral Maqedoni-Nikaragua
22.09.2014 17:22
Agjencia për Kadastër të Patundshmërive do të këmbejë përvoja me Kadastrën nga Nikaragua...

Agjencia për Kadastër të Patundshmërive do të këmbejë përvoja me Kadastrën nga Nikaragua, në kuadër të projektit për reforma në politikat e tokës, që po zbatohet në bashkëpunim me Bankën Botërore.
Për këtë qëllim, një delegacion nga Banka Botërore dhe nga Kadastra e Nikaraguas vizituan Kadastrën e Maqedonisë.
“Bashkëpunimi bazohet në projektin themelor të filluar në vitin 2005, për regjistrim të pronës së patundshme dhe vendosjen e Kadastrës së Patundshmërive. Projekti në vitin 2010, u shpall si më i miri i Bankës Botërore dhe vazhdon me emrin e njëjtë deri në qershor të vitit 2015, me aktivitete bartëse për digjitalizimin e planeve kadastrale”- deklaroi drejtori i Agjencisë së Kadastrës së Maqedonisë, Sllavçe Trpevski.
Herman Estrada, drejtor i Kadastrës së Nikaraguas, theksoi se nga Banka Botërore u janë transmetuar përvoja për projektin në Maqedoni.
“Kemi dëgjuar shumë gjëra të bukura për Maqedoninë, shpresojmë që mund të tregojmë shumë punë dhe të mësojmë nga njëra-tjetra”- theksoi Estrada.
Ndërkohë, Sari Enderson, përfaqësuesi i BB-së, tha se Maqedonia ka Kadastër të Patundshmërive që është shembull në rajon me suksesin e reformave dhe se ka shumë të ndajë me vendet e tjera.
MEMEDALI JUSUFI
