Tërmeti, Ministria e Arsimit pezullon mësimin në të gjithë Shqipërinë
26.11.2019 09:31
Ministra e Arsimit në Shqipëri ka njoftuar se mësimi ditën e sotme nuk do të zhvillohet....

Ministra e Arsimit në Shqipëri ka njoftuar se mësimi ditën e sotme nuk do të zhvillohet në gjithë vendin.
Fillimisht ishte lajmëruar që nuk do të bëhej mësim në Durrës dhe Tiranë, por në njoftimin e dytë bëhet me dije se nuk do të ketë mësim në tërë Shqipërinë.
Nga tërmeti i fuqishëm prej 6.4 shkallësh, deri më tani raportohet për 7 viktima.
Njoftim i ri i Ministres së Arsimit:
“Pezullohet mësimi në gjithë territorin e vendit për sot, datë 26 nëntor 2019. Për ditët në vijim ju njoftojmë në fund të ditës”.
