Gjyshja e pajetë nën rrënoja, nipi nxirret i gjallë në prehrin e saj (VIDEO)
26.11.2019 10:01
Shqipëria është goditur nga një tërmet shkatërrues mëngjesin e sotëm...

Shqipëria është goditur nga një tërmet shkatërrues mëngjesin e sotëm. Tërmeti që ra pak para orës 04.00 të mëngjesit, në Durrës ka shkatërruar një numër të madh godinash të dëmtuara, ndërsa zyrtarisht raportohet për tre të tilla të rrafshuara.
Ndërkohë, në redaksinë e “Abc News” ka mbërritur fotoja nga një moment që të përlot ku duken pamjet teksa shpëtohet nga rrënojat një i mitur, i cili kishte mbetur brenda.
Pamjet vijnë nga Thumana, ndërsa mësohet që situata paraqitet dramatike në Thumanë pas tërmetit 6.3 i shkallës Rihter.
