Aleanca për Shqiptarët, solidarizohemi me Shqipërinë, RMV të ndihmojë

26.11.2019 11:47

Aleanca për Shqiptarët solidarizohet me Shqipërinë....

Aleanca për Shqiptarët solidarizohet me Shqipërinë.

Kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë të kontribuojë me medikamente dhe me ekipe mjekësore logjistike, të organizojë aksion për dhurimin e gjakut. Njëkohësisht t’i angazhojë ambulantat shtetërore dhe ato private të jenë ne gatishmëri të plotë për të lënduarit nga tërmeti i sotëm që shkaktoi dhimbje, pikëllim dhe trishtim të madh.Aleanca për Shqiptarët edhe njëherë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për jetët e humbura nga kjo fatkeqësi, duke shpresuar që numri i viktimave mos të rritet, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë!