Maqedoni

“Dita ndërkombëtare e të sëmurëve nga leukemia”

22.09.2014 17:52

Të sëmurët nga leukemia, kërkojnë që Ministria e Shëndetësisë tu mundësojë ilaçe adekuate...

Një kërkesë e tillë vjen në “Ditën ndërkombëtare të të sëmurëve nga Leukemia kronike, “Mieloike”.
 
“E lus Ministrinë e Shëndetësisë të na mundësojë të gjithë të sëmurëve nga Leukemia ilaç adekuat, pasi besoni, të gjithëve na jetohet. Unë nuk mundem të pranoj Klivek, marr Interferon, nga i cili më krijohen plagë dhe duroj dhimbje të madhe”- tha qytetarja, Ilievska Mirjana.
 
Edhe Shoqata për Ndihmë të Personave të Prekur nga Leukemia, del me apel të njëjtë.
 
“Këtë vit ne vendosëm këtë ditë ta shënojmë në ambient të hapur, me një apel deri te kompetentët, të përmirësohet terapia për të sëmurit nga Leukemia kronike, “Mieloike"”- tha kryetari i  Shoqatës për Ndihmë të Personave të Prekur nga Leukemia.
 
Nga kjo shoqatë kërkojnë aplikimin e diagnozës së nivelit të dytë, përkatësisht vendosjen në listën pozitive edhe ilaçin “Tasigna”, për pacientët që nuk mund të përdorin “Glivek”. Terapia mujore me “Tasing" do të kushtonte 4 mijë euro.
 
GYLTENE SINANI