Ahmeti: Me mendje, zemër, shpirt e lutje për Shqipërinë

26.11.2019 11:51

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti...

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përcjellë dhimbjen e tij dhe ngushëllimet për tërmetin që sot në mëngjes goditi Shqipërinë.

Me mendje, zemër, shpirt e lutje jam me vëllezërit dhe motrat në Shqipëri, ndërsa dalja jonë në krah me të gjitha mundësitë tona nuk do të mungojë, jemi me ju! Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe shpresën për shërim sa më shpejtë të të lënduarve”, thotë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.