Tërmeti në Shqipëri, mbyllen për dy ditë shkollat
26.11.2019 12:33
Shkollat, kopshtet dhe çerdhet do të qëndrojnë të mbyllura për dy ditë....

Shkollat, kopshtet dhe çerdhet do të qëndrojnë të mbyllura për dy ditë, sipas një urdhri të ri të lëshuar nga Ministria e Arsimit në Shqipëri, pas tërmetit me magnitudë 6,3 që goditi shtetin tonë fqinjë në orët e para të mëngjesit të së martës dhe aktivitetit sizmik të vazhdueshëm me paslëkundje të tjera që janë ndjerë vazhdimisht gjatë të martës.
Duke qenë se e enjtja dhe e premtja janë ditë pushimi për shkak të Festës së Pavarësisë dhe asaj të Çlirimit në Shqipëri, institucionet arsimore parauniversitare do të qëndrojnë të mbyllura gjatë gjithë javës.

