Një tjetër tërmet me magnitudë 4.00 shkallë regjistrihet në Shqipëri
26.11.2019 14:11
Një tjetër tërmet me magnitudë 4.00 shkallë...

Një tjetër tërmet me magnitudë 4.00 shkallë sipas Rihterit ka goditur para pak minutash Shqipërinë. Raportohet se tërmeti ka rënë në orën 13:14 afër Gjirit të Lalzit.
Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë tronditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm. Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana. Dëme të shumta materiale janë shënuar në disa godina në këto qytete ku si pasojë deri më tani kanë humbur jetën 13 persona ndërsa ka qindra të plagosur dhe të pa gjetur.
