Maqedoni

Gjykatat u bartën përmbaruesve 100 mijë lëndë

22.09.2014 17:54

Numri i madh i lëndëve për përmbarim, që janë trashëguar nga gjykatat, paraqesin problemin kryesor për përmbaruesit...

Bëhet fjalë për rreth 100 mijë lëndë, të cilat kryesisht janë kërkesa në të holla. Numri më i madh i lëndëve kanë të bëjnë me shumën prej 100 apo 220 eurosh, që zakonisht janë nga kompanitë për energji elektrike, ujësjellës, ngrohje qendrore, por edhe lëndë mes personave fizik, theksoi kryetari i Odës së Përmbaruesve, Zoran Petrevski.
 
“Problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohemi është numri shumë i madh i lëndëve, të cilat me vite kanë ngelur në gjykata dhe të njëjtat tanimë i kanë ndërmarrë përmbaruesit vitin e kaluar, bëhet fjalë për rreth 100 mijë lëndë. Problemi tjetër ka të bëjë me kontributet gjatë kthimit në punë dhe nuk ekziston mundësi ligjore të regjistrohen në Agjencinë e Punësimit, këtë obligim e ka punëdhënësi i cili personin e ka larguar nga puna”- deklaroi kryetari i Odës së Përmbaruesve, Zoran Petrevski.
 
Me qëllim kjo u tha me rastin e nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim mes Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik dhe Odës së Përmbaruesve, që ka për qëllim realizimin e trajnimeve të përbashkëta dhe aftësimin e vazhdueshëm profesional. 
 
“Ne tanimë bëmë marrëveshje për organizimin e trajnimeve të përbashkëta në tema konkrete për fushata, ku paraqiten problem në procedurën për përmbarim. Këto trajnime do të jenë dy anëse, pasi që duhet të avancohen edhe njohuritë e gjykatësve tanë për të shkruar vendime më të qarta që janë për përmbarim”- tha drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik, Aneta Arnaudova.
 
Në Maqedoni për momentin janë të regjistruar 99 përmbarues, ku janë të punësuar rreth 500 persona.
 
FLORIJE KAMBERI