Edhe një tërmet tjetër në Shqipëri, këtë herë ndjehet edhe në Shkup
26.11.2019 15:02
Shqipëria vazhdon të dridhet nga tërmetet....

Shqipëria vazhdon të dridhet nga tërmetet. Para më shumë se gjysmë ore qendrat sizmologjike kanë regjistruar një tjetër dridhje prej 5.0 shkallëve sipas Rihterit.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Deti Jon, ndërsa është ndjerë edhe në qytetin tonë të Shkupit.
Tërmeti i parafundit u regjistrua në ora 13:14 afër Gjirit të Lalzit.
Ndërsa nga tërmeti i orës 04:00 me magnitudë 6.4 ballë që tronditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm, raportohet se deri më tani jetën kanë humbur 15 persona ndërsa ka qindra të plagosur dhe të pa gjetur.
