Klinika për Fëmijë në Shkup, aparat të ri për sëmundjet kardiovaskulare

26.11.2019 16:23

Klinika për Fëmijë në Shkup është pajisur...

Klinika për Fëmijë në Shkup është pajisur me aparatin më bashkëkohor diagnostifikues për Repartin e Kardiologjisë.

Aparati është donacion nga “Stopanska Banka”. Drejtoresha e klinikës thotë se me këtë aparaturë do t’u mundësohet pacientëve më të vegjël për kohë të shkurtër, kontrolle cilësore dhe diagnostifikim në kohë.

“Jemi të kënaqur që ekipi mjekësor i Spitalit ndjen motiv profesional, sepse do të mund të përdorë aparatin më bashkëkohor diagnostifikues gjatë punës së tyre, me çka në mënyrë më të mirë dhe lehtë do të mund t’i ndihmojë pacientëve. Madje, kjo është edhe kënaqësia më e madhe e gjithë pjesëmarrësve të projektit”,- deklaroi drejtori gjeneral i “Stopanska Banka”, Diomidis Nukoletopulos.

“Përparimi i diagnostifikimit në kardiologjinë pediatrike, veçanërisht kur bëhet fjalë për anomali të lindura të zemrës dhe detektimi i hershëm në qendrat e kardiologjisë, është qëllimi kryesor në ndihmën me kohë të fëmijëve.”,- tha drejtoresha e Klinikës Universitare për Fëmijë, Natasha Nadonoska Allulloska.

Ky donacion është pjesë e projektit “Vozit me zemër”, që realizohet me rastin e shënimit të 75 vjetorit të “Stopanska Bankës”. (Belinda Koka Ademi, TVM2)