Maqedoni
Ministria e Bujqësisë, thirrje publike për grande për gratë fermere
26.11.2019 16:40
Ministria e Bujqësisë ka shpallur thirrje publike për grande që u dedikohen grave fermere....

Thirrja publike parashikon para të pakthyeshme prej maksimum 180.000 denarë dhe afati i fundit për aplikim është deri më 26 dhjetor të këtij viti. Ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski, theksoi se qëllimi i kësaj thirrje është për të inkurajuar gratë në zonat rurale për të filluar bizneset e tyre, të bëhen bartës dhe krijues të ekonomisë së brendshme.
“Kjo masë për mbështetjen financiare të grave fermere u prezantua për herë të parë, duke synuar përmirësimin e gjendjes ekonomike të grave, rritjen e numrit të grave fermere të regjistruara dhe kështu të kontribuojnë në mënyrë të barabartë në zhvillimin e bujqësisë”,- deklaroi ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski.
Deri më tani ka 170,000 fermerë të regjistruar në vend, rreth 20% e tyre janë gra.
SEDAT SELIMI
