Maqedoni
Zaev dhe Filipçe, takim me punëtorët shëndetësorë
26.11.2019 16:59
Kryeministri, Zoran Zaev, dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, kanë takuar punëtorët shëndetësorë...

Ata me këtë rast potencuan se investimet në shëndetësi do të vazhdojnë, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore, si dhe motivimin e mjekëve të ri që të shohin perspektivë në vend.
“Specialistët e moshuar edhe më tej i motivojmë jo vetëm për të dhënë kujdes shëndetësor cilësor, por edhe për të edukuar kolegë të rinj. Implementojmë metoda të reja, për një pjesë të mirë të atyre metodave pacientët janë dërguar jashtë shtetit dhe kështu ne jo vetëm që bëjmë kursime, por edhe edukojmë kuadrin tonë. Reforma serioze po implementohen edhe në shëndetësinë primare”,- tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Filipçe gjithashtu informoi se 28 mijë vaksina shtesë nga virusi i gripit do të arrijnë së shpejti në vend për grupet e rrezikuara, si gratë shtatzëna, pensionistët, personat me sëmundje kronike, fëmijët prej 6 muaj deri në 6 vjet dhe punëtorët shëndetësorë.
VLORA LATIFI TOPOJANI
