Maqedoni

Timonie: Strategjia e re e zgjerimit, presim të zyrtarizohet deri në janar

26.11.2019 17:10

Shteti francez dëshiron që deri në janar non pejperi për strategjinë e re të zgjerimit të jetë zyrtar...

Shteti francez dëshiron që deri në janar non pejperi për strategjinë e re të zgjerimit të jetë zyrtar, por duhet edhe anëtaret e tjera në BE, të jenë konstruktivë. Këtë e bëri të ditur ambasadori francez, Kristian Timonie, në seancën e Këshillit Nacional për eurointegrime. Madje, ambasadori francez vlerësoi se BE është në qorrsokak të dyfishtë, sepse nga njëra anë parashihen kushte të reja, ndërsa nga ana tjetër ka edhe shtete ku përpunohen kapitujt me principin e vjetër.
 
“Duhet edhe shtetet anëtare të tregohen konstruktive dhe ne këtë edhe e presim, sepse e kemi këtë vullnet të shprehur edhe nga ana e Parlamentit Evropian, sepse të gjithë dëshirojnë të çelen negociatat sa është e mundur më shpejt dhe këtu nuk do të ketë asgjë që do mund të ndalojë zbatimin e reformave”,- u shpreh ambasadori i Francës në RMV, Kristijan Timonie.
 
Osmani: Kemi plotësuar kushtet për fillimin e bisedimeve
 
Me të drejtë ne ishim të dëshpëruar, sepse implementuam 3 mijë akte juridike dhe një të tretën e legjislativës evropiane, theksoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani.
 
“Shteti ynë i ka plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave dhe askush nuk duhet t’u vë në pozitë që të mendoni se për shkak të fajit tonë nuk i kemi filluar negociatat në tetor”,- u shpreh zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani.
                            
Pas non pejperit francez për metodologjinë e re për pranimin e anëtarëve të reja në BE, pritet që së shpejti Qeveria në seancë qeveritare të dalë me qëndrim zyrtar.
 
FLUTURA LATIFI