Ekonomi
Propozim buxheti për vitin 2020, përplasje e ashpër mes pushtetit dhe opozitës
26.11.2019 17:37
Kanë vazhduar përplasjet midis pushtetit dhe opozitës...

Kanë vazhduar përplasjet midis pushtetit dhe opozitës rreth propozim-buxhetit për vitin 2020. Nga VMRO-DPMNE akuzuan për buxhet jozhvillimor dhe aplikim të masave populiste.
“Nuk e di se si mund ta sqarojmë si investim në kapitalin njerëzor investimin arsim në kuptimin e rritjes së rrogave të kuadrit arsimor vetëm prej 10% dhe të mos bëjmë asnjë reformë në arsim në kuptimin e rritjes së kushteve infrastrukturore, vendosjes së programeve të reja arsimore, orientimin e fëmijëve sipas predispozitave të tyre”,- deklaroi Dragan Cuklev nga VMRO-DPMNE.
Ndërkohë, nga LSDM, dolën me përgjigje se qeveria e kaluar ka futur vendin në krizë huazimi për t’i investuar në projektin “Shkupi 2014” dhe tani shtiret si kritikuesi më i madh.
“E futët shtetin në krizë huazimi, ju si duket nuk keni parashikim se në vitet 2020-2021 duhet të kthehen rreth një miliardë, të kthehen huat që i keni shkaktuar dhe pyes se ku i keni investuar këto mjete? Të investoni 700 milion euro në projektin “Shkupi 2014” përkundër asaj që ne po investojmë me të gjitha buxhetet në kapitalin njerëzor, ju e cilësoni populizëm? Nëse mendoni se nevojat e qytetarëve janë populizëm, vetëm vazhdoni!”,- tha Zhaklina Llazarevska nga LSDM.
Qeveria me projekt-buxhetin për vitin 2020 planifikon të shpenzojë 3.9 miliardë euro, ndërkaq të mbledhë 3.6 miliardë euro me një deficit buxhetor prej 2.3%.
NAIM RAMADANI
