Ekonomi

OEM: Ndërtimtaria me ndikim pozitiv në ekonomi

22.09.2014 17:56

Rritja e aktiviteteve në sektorin e ndërtimtarisë ka shtuar edhe pjesëmarrjen e saj në bruto-prodhimin vendor...

Sipas Odës Ekonomike të Maqedonisë, ky sektor gjithnjë e më shumë po zgjeron aktivitetet në ndërtimtarinë e ulët, duke hapur kështu edhe tregun për të papunët.
 
Marija Petrovska nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, beson se rritja e aktiviteteve në sektorin ndërtimor do të ndikojë pozitivisht edhe në zhvillimin e ekonomisë së vendit. Sipas saj, për tu realizuar një sërë projektesh të paralajmëruara, do t’i vë në lëvizje edhe 25 degë të tjera që lidhen me ndërtimtarinë. 
 
“Aktivitetet në ndërtimtari do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit, flasin edhe të dhënat se ndërtimtaria me vete tërheq rreth 25 degë të tjera ekonomike. Sipas disa llogaritjeve që të mund të realizohen, të gjitha projektet, investimet, do të duhet të jenë përafërsisht 860 milion euro. Që do të thotë se ndërtimtaria gjatë periudhës së ardhshme do të jetë aktive dhe do të ketë më shumë angazhime”- deklaroi Marija Petrovska nga Oda Ekonomike e Maqedonisë. 
 
Numri i ndërmarrjeve aktive ndërtimore në Maqedoni, sipas statistikave të fundit, është 4.322 me rreth 45 mijë të punësuar. Ndërkaq, numrin më të madh të tyre e përbëjnë ndërmarrjet e vogla edhe atë 4.073 ndërmarrje apo rreth 94,3%, ndërsa ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha marrin pjesë me 249 sosh apo 5.7%.
 
NAIM RAMADANI