Kulturë
Në Tetovë u prezantua ekspozita “Të ndryshëm si Ju"
26.11.2019 19:22
“Të ndryshëm si Ju" - ishte ekspozita e prezantuar sot nga Shoqata “Purpura e Autizim Fluturo për jetën”...

Këtë ekspozitë e sollën fëmijët e qendrës, të cilët kanë arritur të shfaqin talentin e tyre në pikturë.
Ky projekt është mbështetur nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe komuna e Tetovës.
Gjatë ekspozitës, kanë marrë pjesë edhe prindërit e fëmijëve të cilët vijojnë edukimin në kuadër të Qendrës së Autizmit “Fluturo për jetën”.
Në këtë qendër dhjetëra fëmijë me autizëm ndjekin programin për edukimin e tyre.
VISAR SADIKI
