Kryqi i Kuq i RMV-së, ndihmë 10 mijë euro për Shqipërinë
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut shpreh ngushëllim për qytetarët...

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut shpreh ngushëllim për qytetarët, familjet dhe institucionet e Shqipërisë, për viktimat e tërmetit.
“Në të njëjtën kohë, ne jemi me mendimin, shpresën dhe besimin që numri i viktimave të mos rritet dhe urojmë një rikuperim të shpejtë. Kryqi i Kuq ndjek gjendjen në terren dhe është në kontakt të vazhdueshëm me Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Kryqin e Kuq të Shqipërisë dhe institucionet qeveritare për të përcaktuar nevojat parësore në terren dhe për të organizuar një përgjigje humanitare. Kryqi i Kuq i RMV-së mori vendim për të ndarë nga rezervat e veta një ndihmë fillestare humanitare në shumë prej 10 000 euro dedikuar viktimave të tërmetit, si dhe ndihmë materiale humanitare. Njëherësh publikojmë numrat e telefonit për donacione “070/075/077 143 400” si dhe numrin e llogarisë së Fondit të Solidaritetit “300000001327966”, ku qytetarët e interesuar mund të paguajnë të holla. Gjithashtu janë ofruar ekipe të Kryqit të Kuq të RMV-së për të ndihmuar dhe mbështetur Kryqin e Kuq të Shqipërisë në përballimin e pasojave të tërmetit.
Pas vlerësimeve të bëra, ditëve të ardhshme Kryqi i Kuq i RMV-së në mënyrë shtesë do të angazhohet në sigurimin e ndihmës humanitare.
