Maqedoni
Përfshihet nga flakët një veturë në autostradën Shkup-Kumanovë
26.11.2019 20:07
Një veturë e tipit “BMW” është përfshirë nga flakët para pak çastesh në autostradën Shkup-Kumanovë...

Një veturë e tipit “BMW” është përfshirë nga flakët para pak çastesh në autostradën Shkup-Kumanovë, në vendin e quajtur Agino Sellë, informon “Alsat”.
Për momentin nuk raportohet për persona të lëndua, ndërsa vetura është djegur plotësisht.
Pritet që policia të dalë me informacione shtesë rreth shkaqeve të aksidentit.
