Botë
Irak, viktima në përleshjet e policisë me protestuesit
26.11.2019 21:18
Një protestues u vra dhe 21 të tjerë u plagosën në përleshjet e vazhdueshme midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në Bagdad...

Autoritetet spitalore thanë se vdekja e protestuesit ka ndodhur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga plumbat e gomës.
Mbi 340 protestues janë vrarë prejse kanë nisur protestat anti-qeveritare në Irak, më 1 tetor.
Protestuesit, shumica të rinj, kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar, sipas tyre, shërbimet e dobëta publike dhe korrupsionin e lartë.
Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara, e kanë dënuar përdorimin e forcës kundër protestuesve paqësorë.
