Turqia: Jemi pranë Shqipërisë

27.11.2019 10:08

Turqia i ka shprehur ngushëllime Shqipërisë...

Turqia i ka shprehur ngushëllime Shqipërisë për personat që humbën jetën nga tërmeti i djeshëm shkatërues me intensitet prej 6,4 ballë të Rihterit.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë thuhet se shteti i tyre si gjithmonë edhe në këtë fatkeqësi do të jetë pranë Shqipërisë.

“I përcjellim ngushëllimet tona të thella popullit shqiptar dhe familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre si pasojë e kësaj fatkeqësie. U urojmë gjithashtu shërim të shpejtë të plagosurve. Turqia ashtu si gjithmonë edhe në këtë fatkeqësi është pranë Shqipërisë”, - thuhet në deklaratën e MPJ-së.