Ditë zie kombëtare në Shqipëri e Kosovë
Shqipëria e Kosova janë sot në ditë zie kombëtare....

Shqipëria e Kosova janë sot në ditë zie kombëtare. Pas tërmetit në Shqipëri mbërrin ndërkohë në 27 numri i viktimave, 45 persona janë nxjerrë gjallë nga rrënojat, 657 të lënduar.
Do të jenë ditë që nuk do të harrohen lehtë në Shqipëri. Tragjedia e tërmetit solli 24 viktima.
Momente të vështira janë shënuar sidomos në Durrës dhe Thumanë, zonat më të prekura nga tërmeti i fuqishëm prej 6,4 ballësh që goditi Shqipërinë të martën në mëngjes. (26.11.2019).
Operacionet e shpëtimit vazhdojnë me intensitet punën për të nxjerrë nga rrënojat të mbijetuarit.
Burime zyrtare bëjnë me dije, se janë paraqitur për t’u mjekuar nga plagët prej tërmetit mbi 650 qytetarë.
Numri i të shpëtuarve nga rrënojat arriti në 45 vetë të martën në mbrëmje. Ende nuk ka shifra të sakta për dëmet materiale, por ato janë tejet të mëdha.
