Shqipëri, rritet në 29 numri i të vdekurve nga tërmeti

27.11.2019 11:30

Shqiptarët sot janë në zi për viktimat e tërmetit të djeshëm në Shqipëri...

Shqiptarët sot janë në zi për viktimat e tërmetit të djeshëm në Shqipëri, numri i të cilëve fatkeqësisht është rritur në 29. Autoritetet thonë se ekziston rreziku që numri i të vdekurve të vazhdojë të rritet, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë. Po ashtu mbi 650 persona kanë mbetur të lënduar nga ky tërmet.
 
Siç kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore, 8 persona janë në gjendje të rëndë, në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre do të dërgohen për trajtim në Itali. Nga frika e përsëritjes së tërmeteve shumë qytetarë të Durrësit, Tiranës dhe vendbanimeve tjera kanë kaluar natën nën tenda apo në vetura.