Botë

Rama vizitoi qytetarët që kaluan natën jashtë

27.11.2019 13:04

Kryeministri Rama ka vizituar qytetarët e Durrësit të cilët kanë kaluar natën në çadrat e emergjencës...

Kryeministri Rama ka vizituar qytetarët e Durrësit të cilët kanë kaluar natën në çadrat e emergjencës për shkak të dëmtimit të shtëpive të tyre, të cilëve u ka premtuar se do të strehohen në hotele derisa t’u zgjidhet çështja e banimit të përhershëm.
 
“Është situatë shumë e vështirë, por besoj që do t’ia dalim. Ajo që nuk bëjmë dot është të kthejmë në jetë ata që humbën jetën. Kemi shumë të plagosur, pjesa më e madhe me plagë të lehta. Kemi gatishmëri për t’i çuar edhe jashtë. Është një super skuadër, janë të përgatitur të gjitha ekipet. Me njerëzit që janë jashtë kemi vendosur ti akomodojmë në hotele sepse nuk mund të rrinë në çadër në dimër. Në momentin kur ndodh krizë e tillë të gjithë mblidhen. Kemi shumë suport të gjitha vendet. Banda 2020 besoj do i kemi futur të gjithë në shtëpia”, tha kryeministri Rama.