Botë

Papa Françesku lutet për viktimat e të plagosurit në Shqipëri

27.11.2019 13:41

“Zoti Bekoftë Popullin Shqiptar, jam pranë familjeve te viktimave dhe të lënduarve”,....

“Zoti Bekoftë Popullin Shqiptar, jam pranë familjeve te viktimave dhe të lënduarve”, kështu është lutur mëngjesin e kësaj të mërkure në Vatikan, Papa Françesku, I mallëngjyer nga situate e vështirë të cilën po kalon Shqipëria këto ditë, pas tërmetit apokaliptik.
 
"Dua të dergoj një përshendetje se jam pranë popullit shqiptar, i cili ka vuajtur shumë këto ditë. Shqiperia ka qenë vendi I parë në Europë të cilin kam dashur të vizitoj. Jam pranë viktimave, lutem për të vdekurit, për të lënduarit për familjet e tyre dhe zoti e bekoftë  këtë popull të cilin e dua shumë", ka thënë Papa Françesku
 
Pёr tërmetin qё goditi Shqipërinë, edhe kryeipeshkvi i Tiranës, Imzot George Frendon, bëri apel për më shumë mbështetje dhe Karitasi Shqiptar ka ofruar ndihmë në zonat e prekura.