Rritet numri i viktimave, një tjetër nxirret i pajetë nga poshtë rrënojave

27.11.2019 14:07

Rrënojat vijojnë të marrin jetë njerëzish....

Rrënojat vijojnë të marrin jetë njerëzish. Pak momente më parë në Thumanë është nxjerrë një person tjetër i pajetë.

Në total numri i viktimave ka shkuar në 31, ndërsa nuk ka siguri se ky numër do të mbyllet me kaq.

Sakaq forcat e shpëtimit, kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat 45 persona.

Në ndihmë të Shqipërisë kanë ardhur forca të shumta nga Kosova, Greqia, Italia dhe vendet e tjera të BE-së.

Mbi 20 persona ndërkohë janë ende të zhdukur dhe nuk dihet ende fati i tyre.

Qeveria mëngjesin e sotëm shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Gjithashtu 27 nentori në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni është shpallur ditë Zie Kombëtare.