Maqedoni

Lëndët e PSP-së, Fetai: Kemi rolin e magazionerit dhe arkivuesit

27.11.2019 14:32

Edhe pse qëllimi i lëndëve të PSP-së të dorëzuara në Prokurorinë e rregullt...

Edhe pse qëllimi i lëndëve të PSP-së të dorëzuara në Prokurorinë e rregullt ka qenë të mos ketë ngecje në procedimin e tyre, ato po ruhen në kutia në hapësirat e PSP-së. Prokurorja, Fatime Fetai, cilësoi se tani ish prokurorët e PSP-së kanë rolin e arkivuesve dhe magazionerëve, në vend që të punojnë në lëndët e hapura paraprakisht. Sipas saj, ka hetime të gatshme për ngritje të aktakuzës, siç është rasti "I fuqishmi", ku i dyshuar është Antonio Milloshoski.
 
“Hetimet qëndrojnë në kuti dhe për këtë disa persona të dyshuar për veprime mashtruese dhe për nxitje të keqpërdorimeve në vend, që sot në vend se të jenë në sallën e gjykatës në bankën e të akuzuarve, ata merren me numra të rremë dhe ndajnë këshilla juridike si duhet të kryhet hetimi për kompensimet e prokurorëve të PSP-së... Ne tekstualisht jemi magazinierë dhe arkivues, për momentin atë funksion po e kryejmë, që ka të bëjë me lëndët që janë në fazën e hetimit. Ka hetime që janë të gatshme për aktakuzë, këtu konkretisht flas për hetimin për rastin "I fuqishmi" dhe për personin e dyshuar, Antonio Milloshovski, i cili në vend se të përgatisë mbrojtjen për në gjykimore, del nëpër media dhe ndan këshilla juridike”,- deklaroi prokurorja publike, Fatime Fetai.
 
Këto komente Fatai i bëri para fillimit të seancës gjyqësore për rastin "Monstra", akuzën e së cilës përfaqëson. Seanca ka vazhduar me publikimin e transkriptave dhe sms porosive nga transkriptat e bisedave të përgjuara. Familjarët e viktimave edhe njëherë insistuan që të dëshmojë kryeministri, Zoran Zaev. Shqetësim plotësues për ta është fakti se dy gjykatësit e rastit, Ognen Stavrev dhe Osman Shabani, kanë konkurruar për gjykatës në Gjykatën e Apelit dhe këtu ata ngjallin dyshim për kthimin e lëndës nga e para.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI