Maqedoni

Tetova solidarizohet me Shqipërinë

27.11.2019 16:00

Edhe Tetova po solidarizohet me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri....

Institucionet dhe disa nga shoqatat humanitare kanë dalë sot në sheshin “Ilira”, por edhe në rrugët tjera kryesore të qytetit për të grumbulluar, veshje, ushqime, batanije dhe të holla për vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri, të cilët si pasojë e tërmetit të fuqishëm që kaploi Shqipërinë, humbën më të afërmit e tyre por edhe mbetën në qiell të hapur.
 
Komuna e Tetovës, dje me një seancë të jashtëzakonshme ka ndarë 25 mijë euro ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Janë anuluar të gjitha festat që ishin paraparë të mbaheshin për nder të ditës së pavarësisë dhe festës së vitit të ri. Sot dhe nesër në Tetovë janë shpallur ditë zie.
 
VISAR SADIKI