Basketboll

Clippers marshojnë me Leonard-George, fiton edhe Denver

27.11.2019 16:01

Dy ndeshje të luajtura sot në NBA. Skuadra e Clippers toi 114-99 ndaj Dallas...

Dy ndeshje të luajtura sot në NBA. Skuadra e Clippers toi 114-99 ndaj Dallas, duke ndjekur hap pas hapi fqinjët e Lakers në renditjen e Konferencës së Perëndimit.

Ndeshja u dominua dhe fitua me meritë nga skuadra mike, që gjatë gjithë kohës pati epërsi në fushë.

Më i miri për Clippers ishte Leonard me 28 pikë, mbështetur nga George me 26 pikë e Lou Williams me 21 pikë.

Mirë po paraqitet edhe skuadra e Denver, një tjetër pretendente në Perëndim, që sot mundi 117-104 Washington.

Vendasit u shkëputën gradualisht nga perioda në periodë, duke e merituar fittoren. Diferencën për Denver e bëri stoli, nga ku erdhën 57 pikë.