Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte, bie në sy super përballja Barcelona-Dortmund

27.11.2019 16:05

Kompeticioni më i madh europian për klube do të dhurojë ditën e sotme...

Kompeticioni më i madh europian për klube do të dhurojë ditën e sotme, sfida interesante, ku në sy bie ajo mes Barcelonës dhe Dortmundit.Ndërkaq në një ndeshje të vlefshme për të njëtin grup, Interi do të luajë në transfertën e vështirë të Slavia Pragës. Slavia do ta ketë të pamundur kualifikimin nëse nuk e mposht Interin ose nëse Dortmundi e mposht Barcelonën.

Barcelona dhe Borussia Dortmundi do të luajnë mes vete ndeshjen derbi të vlefshme për Grupin F në Ligën e Kampionëve.

Barcelona është nikoqire e Dortmundit në takimin e madh që do të zhvillohet në Camp Nou nga ora 21:00. Ekipi i Ernesto Valverdes është lider i grupit me një pikë më shumë se Dortmundi dhe dëshiron të kryej sa më shpejt punën e kualifikimit. Në anën tjetër, mysafirët duan që mos të humbi në këtë udhëtim për të mbetur furishëm në lojë për një vend.Të dy trajnerët kanë nga disa mungesa, por pritet të luajnë me formacionet më të mira të mundshme.

Sfidë interesante dhe delikate do të jetë ajo mes Liverpulit dhe Napolit, ku dy skuadrat do të kërkojnë që te“vulosin” kualifikimin, për në raundin tjetër. Leipzigu do të kualifikohet nëse i shmanget disfatës kundër Benficas ose nëse Zeniti nuk e mposht Lyonin. Interesante do jene ndeshjet e grupit  H. ajax, chelzi dhe Valencia gjithsej kane nga 7 pike,nderkaq Lille s’mund të kualifikohet dhe do të konfirmohet në vendin e fundit në grup nëse nuk fiton. Në ora 19:00 do të zhvillohen dy ndeshje, Valencia do të pres në “shtëpi” Chelsean dhe Lyon do të jetë mysafirë i Zenit.