Maqedoni

Buxheti për vitin 2020, Shekerinska: Për Armatën 10.1 miliardë denarë

27.11.2019 16:20

Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatën për vitin 2020 është mbi 10.1 miliardë denarë...

Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatën për vitin 2020 është mbi 10.1 miliardë denarë, që krahasuar me vitin 2017 thuajse është dyfishuar.
 
Në vitin e parë të anëtarësimit të plotë në NATO, buxheti është koncentruar në dy zëra kryesorë: modernizim dhe burime njerëzore. Sipas ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, rritja e buxhetit kontribuon edhe në arritjen e qëllimit strategjik, anëtarësimin në NATO edhe në përmirësimin e gjendjes dhe gatishmërisë së Armatës.    
 
“Si Ministri e Mbrojtjes sivjet kemi vit të rëndësishëm, me relevancë historike dhe përgjegjësi dhe para nesh, në vitin 2020, do të përfundojë një çështje që e kemi filluar para shumë vitesh dhe dekada, e kjo është anëtarësimi në NATO. Kjo ministri është kryesuese e proceseve reformuese që ishin dhe janë të domosdoshme për anëtarësimin tonë në NATO dhe ishin të nevojshme për transformimin e qëllimit tonë strategjik numër një në sukses shtetëror”,- tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
 
Buxheti për vitin 2020 parasheh para edhe për ndryshimet e reja në Ligjin për Mbrojtje dhe Ligjin për Shërbim në Armatë, si stipendi për kuadrot e reja, rritje pagash për personat civilë dhe rritjet e pagave në përgjithësi si dhe kompensim për qira në vlerë prej 7000 denarë në muaj.   
 
Qeveria ka marrë për detyrim që buxheti për Armatën të rritet në masën 2% të BPV-së deri në vitin 2024, konform marrëveshjes së arrirë brenda anëtareve të Aleancës.    
 
SHPËTIM NUREDINI