Maqedoni

Kompensimet e PSP-së, Fetai: Gati sa shpenzimet për rrugë të deputetëve

27.11.2019 17:03

Prokurorja, Fatime Fetai, doli në mbrojtje të Prokurorisë Speciale për kompensimet e dhëna prokurorëve specialë për katër vite...

Fetai thotë se kompensimet në vlerë rreth 22 mijë euro në vit për prokurorë janë marrë me vendim të prokurorit special në përputhje me punën e kryer. Ajo shumën e parave të marra e krahason me shpenzimet për rrugë të disa deputetëve.
 
“Rrogat në Prokurorinë Speciale e cila kishte për detyrë të ndjek krimin e rëndë, në periudhën më të rëndë në shtet, kapte shumën 1 300 euro, gjegjësisht për 300 euro më e lartë nga paga që merrnin prokurorët në prokuroritë tjera. Mund që të hulumtoni se cilat janë të ardhurat e prokurorëve special në rajon dhe do të shihni se ato nuk dallojnë nga të ardhurat që ne pranonim. Lartësia e kompensimeve caktohej si vendim i prokurorit special dhe përafërsisht çdo prokurorë ka marrë rreth 22 mijë euro në nivel vjetor që nuk larg të ardhurave që kanë disa deputetë për shpenzime rrugë.”,- tha prokurorja, Fatime Fetai.
 
Sikurse Fetai mendojnë edhe kolegët e saj të speciales të cilët shprehen se kompensimet janë marrë në përputhje me ligjin duke u regjistruar për çdo muaj në Drejtorinë e të Ardhurave Publike.
 
Ata thonë se s’ka arsye për kthimin e parave. Fetai mohoi të ketë pasur bastisje në hapësirat e PSP-së, por vetëm grumbullim të dokumentacionit për veprim të mëtejmë në këtë moment kontestues.
 
MERAL ISMAILI