Botë
Tërmeti 5.1 ballë nxjerr sërish njerëzit në rrugë
27.11.2019 17:19
Një lëkundje relativisht e fortë është ndjerë në orën 15:46 të kësaj të mërkurë në Shqipërinë Qendrore...

Lëkundjet kanë qenë më të fortat që pas dy tërmeteve të forta të ditës së martë.
Konfirmohet se ai ishte me magnitudë 5.1 balle dhe epiqendër në detin Adriatik, 42 km larg nga Tirana.
Tërmeti ka nxjerre sërish njerëzit në rrugë, sidomos në Tiranë, duke krijuar jo pak panik.
Sizmologët kane përsëritur vazhdimisht se postgoditjet janë normale në këto raste, sidomos pas lëkundjes së madhe 6.3 balle ditën e martë.
