Maqedoni

Von Der Leyen: Dyert e BE-së hapur për Ballkanin Perëndimor

27.11.2019 17:34

Dyert e Bashkimit Evropian duhet të qëndrojnë të hapura për vendet e Ballkanit Perëndimor...

Dyert e Bashkimit Evropian duhet të qëndrojnë të hapura për vendet e Ballkanit Perëndimor, theksoi përpara europarlamentarëve kryerja e zgjedhur e KE-së, Ursula Von Der Leyen.
 
Përsëriti se vendet nga Lindja, Perëndimi, Jugu dhe Veriu kanë nevojë që Evropa të jetë një partner i  vërtetë i tyre dhe kjo, sipas saj, mund të arrihet vetëm me përforcimin e bashkëpunimit mes BE-së dhe partnerëve evropianë.
 
“Ne duhet t'ua demonstrojmë miqve tanë të Ballkanit Perëndimor se  ne ndajmë  të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, të njëjtën kulturë dhe fat të njëjtë. Dyer tona ngelin të hapura. Ne do ta përforcojmë lidhjen me partnerët evropian përmes bashkëpunimit sepse partnerët e fuqishëm e bëjnë më të fortë BE-në. Ne mund të jemi formuesit e një rendi të ri global  më të mirë",- tha kryetarja e zgjedhur e KE-së, Ursual Von Der Leyen.
 
Von Der Leyen i bëri këto komente pas konfirmim të saj për të drejtuar postin e ekzekutivit të BE-së edhe nga eurodeputetët.
 
461 deputetë  votuan për, 157 kundër dhe 89 të përmbajtur, nga të gjithë 771 eurodeputetë që morën pjesë në votim. Përbërja e re e Komisionit Evropian  do të fillojë punimet zyrtarisht më 1 dhjetor.