Maqedoni
Administrata në aksion për pastrimin e mbeturinave
27.11.2019 17:36
Ministri i Shoqërisë dhe Administratës Informative, Damjan Mançevski....

Ministri i Shoqërisë dhe Administratës Informative, Damjan Mançevski, prezantoi vendimin e Qeverisë për organizimin e një aksioni për pastrimin e mbeturinave, që do të marrin pjesë të punësuarit e institucioneve shtetërore.
“Të shtunën, më 14 dhjetor, të gjithë të punësuarit e institucioneve do të kyçen në iniciativën qytetare “Mos u bëj mbeturinë", me moton “Të pastrojmë! Mos u bëj mbeturinë!”. Aksioni i pastrimit do të bëhet në disa lokacione në Shkup, si dhe në qytetet më të mëdha të vendit. Në aksion pritet të përfshihen më shumë se 40 mijë persona. Kjo do të jetë aksion masiv për pastrim, që planifikojmë të bëhet tradicionale”,- tha ministri i Shoqërisë dhe Administratës Informative, Damjan Mançevski.
Mançevski potencoi se në këtë mënyrë, të punësuarit do ta kompensojnë ditën e 2 janarit, që ishte shpallur si ditë jopune në institucionet shtetërore. Me këtë aksion punëtorët e institucioneve shtetërore do të ndihmojnë në ruajtjen e mjedisit, i cili është për të gjithë ne. Kjo gjithashtu do të rrisim edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, në mënyrë që ne t’i mbajmë të pastra lokacionet pasi të mbarojë aksioni. Ai apelon edhe vetëqeverisjen lokale dhe bashkësitë lokale, që të kyçen në aksion. Në këtë aksion do të marrë pjesë edhe delegacioni i Unionit Europian si dhe ambasadori, Samuel Zhbogar.
VLORA LATIFI TOPOJANI
VLORA LATIFI TOPOJANI
