Maqedoni

Dibra ndihmon Shqipërinë

27.11.2019 18:10

Me nismën e shoqatave qytetare dhe forumeve të ndryshme rinore, sot brenda dy orësh qytetarët dibranë...

Me nismën e shoqatave qytetare dhe forumeve të ndryshme rinore, sot brenda dy orësh qytetarët dibranë dolën në përkrahje të të dëmtuarve nga tërmeti në Shqipëri, të cilët shprehën vullnetin e tyre me ndihmë humanitare, duke donuar mjete në ushqim dhe veshmbathje.
 
Edhe Këshilli Komunal i Dibrës në seancën e jashtëzakonshme ndau treqind mijë denarë.
 
“Komuna e Dibrës do të solidarizohet me qytetarët që janë dëmtuar në këtë fatkeqësi solidarizimi shkon që t’u ndahet 300 mijë denarë, si dhe do të japim përkrahjen me grupin e zjarrfikësve tanë, kemi vënë kontakte me shtabin e krizës së qytetit të Durrësit, si dhe me Ambasadën e Shqipërisë në RMV”,- tha kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka.
 
Njeriu i parë i Dibrës, Duka, nënvizoi se përkrah ndihmës me skuadrën e zjarrfikësve tanë në të ardhshmen do të grumbullojmë edhe mjete të tjera humanitare, që sadopak të zbusim vuajtjet e tyre.
 
ATLI DEMA