Botë
Meta në Durrës: Duhet vendosmëri për të shpëtuar çdo jetë
27.11.2019 19:15
Presidenti shqiptar, Ilir Meta, ka qenë edhe sot përkrah atyre që pësuan nga tërmeti katastrofal...

Nga Durrësi thotë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme ka qenë një hap pozitiv nga ana e qeverisë. Ai shprehu gjithashtu vlerësime edhe për ndihmën e dhënë nga Kosova dhe vendet e tjera.
“Padyshim do të bëhet një vlerësim total dhe natyrisht kjo kërkon kohë. Nuk mund të shmanget vëmendja nga kërkimi i njerëzve që janë nën rrënoja. Nevojitet shpresë dhe vendosmëri për të shpëtuar çdo jetë që mundet. Patjetër që çdo gjë do të bëhet në mënyrën më transparente, duke filluar nga përllogaritja e dëmeve dhe angazhimeve. Fakti që është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për dy qarqe për momentin tregon që është një hap pozitiv i angazhimit në këtë drejtim. Padyshim do të bëhet një vlerësim total dhe natyrisht kjo kërkon kohë. Nuk mund të shmanget vëmendja nga kërkimi i njerëzve që janë nën rrënoja. Nevojitet shpresë dhe vendosmëri për të shpëtuar çdo jetë që mundet. Patjetër që çdo gjë do të bëhet në mënyrën më transparente, duke filluar nga përllogaritja e dëmeve dhe angazhimeve.”,- tha Meta.
Ndihma nga Kosova është shkëlqyer. Unë kam shprehur disa herë falënderime, nga dje paradite e deri në mesnatë, ku bashkë me zëvendëskryeministrin Limaj vizituam Thumanën dhe takuam trupat e specializuara të Kosovës.
Ndihma është e jashtëzakonshme në të gjitha drejtimet. Në drejtimin profesional, pra me ekipe mjaft të specializuara, që kanë bërë një punë mjaft të shkëlqyer, por edhe në aspektin humanitar.
Nga Kosova kanë ardhur që dje ndihma shumë të konsiderueshme dhe po vazhdojnë.
Pak më parë pata edhe një bisedë telefonike me Ambasadorin e Kosovës në Tiranë. Janë ndihma në të gjitha aspektet, të jashtëzakonshme dhe impresionuese. Një mbështetje plotësisht vëllazërore.
