Botë
Basha: Qeveria të marrë masa, nuk rrihet në çadra
27.11.2019 19:40
Kreu i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ka folur nga Thumana dhe është shprehur...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ka folur nga Thumana dhe është shprehur se qeveria duhet të marrë masa pasi banorët nuk mund të qëndrojnë në çadra.
“Kërkuam shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, u shpall, më mirë vonë se kurrë. Kushtet atmosferike po përkeqësohen, duhet akomodimi i të prekurve në apartamente, Qeveria duhet të gjendet pranë banorëve, financim minimalisht 6-mujor, pamë forcat e policisë se si punonin me duar, as me dorashka jo. Qeveria të marrë ma sa, banorët nuk mund të rrinë në çadra”,- tha kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
