Tërmeti në Shqipëri, “Lugina është me ty” - të enjten marsh solidarizimi
Edhe Lugina e Preshevës është e prekur thellë nga fatkeqësia që ndodhi në Shqipëri...

Zyra e të rinjve në Bujanoc, Lugina e Preshevës, ka filluar grumbullimin e ndihmave për familjet e prekura nga tërmeti në Durrës dhe Thumanë.
Sot po bëhet gati maunia e dytë për transportin e ndihmave drejt Shqipërisë. Ndërkohë, janë nisur dhe disa furgona të tjerë nga Presheva dhe Bujanoci.
Tërmeti në Shqipëri ka bërë që Këshilli Organizativ të zëvendësojë marshin protestues të 28 nëntorit “Lugina do zgjidhje”, e ta shndërrojë në tubim solidarizimi me moton “Shqipëri, Lugina është me ty!”, duke ndarë dhimbjen me vëllezërit dhe motrat në Shqipëri.
Veç institucioneve, edhe mjaft individë, shqiptarë nga Lugina, kanë shprehur vullnetin për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, duke ofruar dhe shtëpitë e tyre për strehim.
