Kinë, rrënohet tuneli në ndërtim, 4 të vdekur
Një tunel i autostradës në jugperëndim të Kinës është rrënuar duke i marrë jetët katër personave...

Një tunel i autostradës në jugperëndim të Kinës është rrënuar duke i marrë jetët katër personave, derisa tetë persona llogariten si të zhdukur, kanë kumtuar autoritetet kineze.
Shpërthimi ndodhi në qytetin Lincang në provincën Junan. Pesë punëtorë janë nxjerrë nga rrënojat, por vetëm njëri mbijetoi.
Niveli i rritur i ujit, balta dhe kushtet jostabile kanë komplikuar aksionin e shpëtimit.
Janë sjellë qentë gjurmues dhe pajisjet për gjetjen e të gjallëve, ndërsa ekipi mjekësor është në gjendje gatishmërie.
Në industrinë dhe ndërtimtarinë kineze shpesh ndodhin aksidentet përkundër përpjekjeve të avancohen trajnimet për siguri të njerëzve dhe ashpërsimit të kontrolleve.
