Botë
Xhaçka: Mos u riktheni në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti
27.11.2019 21:36
Dëmet masive nga tërmeti i të martës së 26 nëntorit do të duan kohë për tu rikuperuar por nga qeveria shqiptare vjen garancia se kjo gjë do të ndodhë...

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një dalje për mediat tha se shtëpitë do të rindërtohen, bizneset do të ringrihen, jeta do të rifillojë për të gjithë qytetarët.
Xhaçka falënderoi të gjithë vullnetarët, donatorët dhe partnerët për solidaritetin dhe mbështetjen e ofruar në burime njerëzore dhe materiale.
Ministrja tha se rreziku nuk ka kaluar ende ndaj dhe porositi qytetarët që kanë banesat e tyre të dëmtuara nga tërmeti të qëndrojnë larg tyre derisa të bëhen verifikimet nga ekipet e ekspertëve të cilat janë organizuar tanimë dhe do te jene ne terren 24 ore në ditët në vijim.
Po ashtu ajo u bëri thirrje të gjithë autoriteteve vendore që ta përshpejtojnë sa më shumë këtë proces sepse ky nuk është thjesht një proces inventarizimi i dëmeve e vlerësimesh, por një proces që shpëton jetë njerëzish.
“Ende nuk ka kaluar faza e rrezikut. Ky rrezik sot vjen mbi të gjitha nga godinat e dëmtuara, që mund të jenë në rrezik shembje, që mund të kenë pësuar dëme strukturore. Prandaj dua te përsëris thirrjen per qytetaret; Ju lutem mos u riktheni në shtëpitë tuaja nëqoftëse ato kanë dëmtime të tilla. Edhe nëse nuk jeni të sigurtë, është më mirë për ju, për familjet tuaja që të prisni derisa të bëhen verifikimet nga ekipet e ekspertëve te cilat jane organizuar tanimë dhe do te jene ne terren 24 ore ne ditet ne vijim. Po ashtu dua tu bej thirrje të gjithë autoriteteve vendore që ta përshpejtojnë sa më shumë këtë proces sepse ky nuk është thjesht një proces inventarizimi i dëmeve e vlerësimesh, por një proces që shpëton jetë njerëzish. Është një përgjegjësi shumë e madhe të cilës i duhet shkuar deri në fund me përgjegjësinë e rigorozitetin më të madh. Duke marrë seriozisht e inspektuar çdo raportim e denoncim e duke mos e çuar situatën në një pikë ku njerëzit humbasin durimin, lodhen duke pritur dhe marrin parasysh rrezikun e rikthimit në banesat e dëmtuara. E di që ky proces ka nisur vetëm sot. Prandaj kjo e imja nuk është një kritikë, por një paralajmërim që të investohen tek ky proces me gjithë seriozitetin që meriton kjo situatë dhe meritojnë qytetarët shqiptarë. Sigurisht per te gjitha ato mungesa ne kapacitete profesionale qe bashkitë mund te kenë, do te asistohen nga profesioniste te institutit te ndërtimit apo shoqatës se ndërtuesve per ta kryer procesin e verifikimit ne kohe sa me te shpejte”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
