Dita e Flamurit, Ahmeti: Kremte solidariteti me Shqipërinë
28.11.2019 10:32
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në Ditën e Flamurit bëri homazhe tek Qendra përkujtimore “Nëna shqiptare” në Zajaz...

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në Ditën e Flamurit bëri homazhe tek Qendra përkujtimore “Nëna shqiptare” në Zajaz, prej ku uroi festën e 28 nëntorit, e cila sivjet vjen me solidaritetin për familjet e goditura nga tërmeti katastrofal në Shqipëri.
“Kjo është ditë e madhe për shqiptarët, por këtë vit shndërrohet në një kremte solidariteti me viktimat dhe familjet që kanë humbur të afërmit e tyre gjatë tërmetit katastrofal në Shqipëri,” - tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, pas homazheve në Qendrën përkujtimore “Nëna shqiptare” në Zajaz, që i bëri me rastin e Ditës së Flamurit - 28 nëntorit. (Shaban Dalipi, TVM2)
