Rama: Dita e flamurit kuqezi, erdhi në errësirën që na rrethon përkohësisht
28.11.2019 11:49
Tërmeti katastrofal e goditi Shqipërinë në prag të shënimit të 107 vjetorit të pavarësisë....

Tërmeti katastrofal e goditi Shqipërinë në prag të shënimit të 107 vjetorit të pavarësisë dhe flamurit kombëtar.
Kjo ka bërë që autoritetet shqiptare të anulojnë ceremonitë festive, ndërsa kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka deklaruar se “Dita e Flamurit Kuqezi këtë vit erdhi në errësirën që na rrethon përkohësisht, përpara daljes së diellit. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudoqofshin pa asnjë dallim”,- ka uruar Rama.
