Arriti në 40 numri i të vdekurve në Shqipëri, Xhaçka: Rreziku ende nuk ka kaluar plotësisht
28.11.2019 12:55
Ka arritur në 40 bilanci i viktimave të tërmetit katastrofal....

Ka arritur në 40 bilanci i viktimave të tërmetit katastrofal, që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, i cili po ashtu la mbi 650 të lënduar. Po ashtu shumë njerëz për shkak të dëmtimit të banesave e kanë kaluar natën në tenda.
Rama: Fillon vendosja e qytetarëve nëpër hotele
Por, autoritetet shqiptare kanë njoftuar se prej sot nis vendosja nëpër hotele e qytetarëve që kanë banesat e dëmtuara nga tërmeti. Po ashtu autoritetet thonë se ende nuk ka kaluar plotësisht faza e rrezikut, pasi vazhdojnë dridhjet e tokës, të cilat, siç thonë ekspertët, janë normale pas një tërmeti të fuqishëm.
