Kurti në Prekaz: Tragjedia në Durrës tronditi gjithë kombin
28.11.2019 13:47
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti....

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ndërsa ka theksuar se 28 nëntori është data e cila i bashkon Skënderbeun, Ismail Qemalin dhe Adem Jasharin, datë kjo e gjithë shqiptarëve që bënë bashkë flamurin kuq e zi, Pavarësinë e Shqipërisë dhe kryengritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kurti theksoi se festa kombëtare që i bashkon gjithë shqiptarët, këtë herë bashkoi edhe ndaj tragjedisë në zonën e Durrësit, që tronditi mbarë kombin shqiptar.
