Liverpool ngec në shtëpi, kualifikohet Barcelona, shpreson Inter
Barcelona rikthehet te fitorja në UEFA Champions League....

Barcelona rikthehet te fitorja në UEFA Champions League.Barcelona rikthehet te fitorja në UEFA Champions League. Katalanasit mposhtën 3-1 Borussia Dortmund, duke hedhur pas krahëve barazimin 0-0 ndaj Slavia Prague.
Golat e Suarezit, Messit dhe Griezmanit i dhanë fitoren që i ngjit në krye të grupit F me 11 pikë.
Pas kësaj fitoreje, kampionët e La Ligas bëhen skuadra e parë që kualifikohet më tej nga ky grup.
Fitore bindëse mori Inter. Rivalët e ardhshëm të Barcelonës kaluan 4-1 Slavia Prague dhe tani marrin vendin e dytë në grup me 7 pikë. Sërish vendosen dy bomberat zikaltër, me Martinez që shënoi dopietë, teksa Lukaku kompletoi fitoren e italianëve.
Pas 5 takimeve të para, Barcelona numëron 11 pikë, ndjekur nga Inter e Dortmund me 7 dhe Slavia Prague me 2 pikë.
Në takimet tjera, kampionët në fuqi të Europës, Liverpool ngeci në barazim 1-1 ndaj Napolit. Me këtë barazim, “The Reds” mban vendin e parë me 10 pikë, ndjekur nga Napoli me 9 të tilla.
Salzburg, rivali i radhës për Liverpool merr fitore të rëndësishme ndaj Genk dhe shpreson kualifikimin. Me këtë fitore, austriakët numërojnë 7 pikë dhe një fitore ndaj Liverpool do të komplikonte gjithçka në grup, raporton “oranews”.
Fitore të pastër mori Ajax. Holandezët kaluan 2-0 Lille, teksa sfida mes Leipzig dhe Benfica u mbyll në barazim 2-2.
