Maqedoni

Tërmeti në Shqipëri, vazhdojnë ndihmat nga Maqedonia e Veriut

28.11.2019 15:23

Derisa në Shqipëri vazhdon të mbretërojë gjendja e jashtëzakonshme pas tërmetit katastrofal...

Derisa në Shqipëri vazhdon të mbretërojë gjendja e jashtëzakonshme pas tërmetit katastrofal, mobilizimi në vendin tonë për të ndihmuar të prekurit vazhdon.Të gjithë ndihmojnë në maksimum. 
 
“Nuk është me rëndësi se sa jepni, me rëndësi të jepni. Duhet mobilizim dhe për të vërtetuar se si çdokush e nxjerr nga vetja momentin e humanitetit. Është moment ku duhet mobilizim.”,- tha sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq, Sahit Sahiti.
 
“Çdo ndihmë është e mirëseardhur dhe me rëndësi të madhe kur bashkohemi për të njëjtin qëllim dhe kjo do të thotë të ndihmosh fqinjin tënd në këtë fatkeqësi të madhe natyrore”,- theksoi sipërmarrësi, Enver Maliqi.
 
“Të shtrijmë dorën e solidaritetit, të ndihmojmë në këto ditë të vështira për të dhënë mesazhin “Nuk jeni vetëm”.”,- tha këngëtarja, Altuna Sejdiu.
 
Punktet për grumbullimin e gjërave materiale do të jenë aktive edhe në ditët në vijim.
 
“Është dita e dytë që në bashkëpunim me kompaninë “BESA Trans” që mundohemi të organizojmë dhe të ndihmojmë disa ndihma aq sa mundemi dhe aq sa qytetarët kanë mundësi”,- theksoi studenti, Jasir Asani.
 
“Bëjmë mbledhjen e teshave, ushqimeve të konservuara, ujit, për të prekurit në Shqipëri dhe bëjmë apel kush ka mundësi t’i ndihmojë njerëzve atje. Ne çdo ditë do të jemi këtu prej orës 10:00 deri në orën 18:00”,- tha një përfaqësuese e 6 organizatave.
 
Apelet e vazhdueshme janë për organizim dhe koordinim të të gjithë atyre që kanë marrë iniciativa të ngjashme në mënyrë që mbështetja për të prekurit të jetë më e madhe.
 
ZEKIRJA MEXHITI